25,12,2024

26-vjeçari në Ferizaj bie nga kati i tretë i ndërtesës, vdes nga lëndimet e marra

Must Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një person ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në rrugën “Atë Nik Prela” dhe si pasojë e plagëve të marra ka vdekur. Ky rast tragjik ka tronditur familjen e të riut, i cili nuk arriti të mbijetojë.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ra nga ballkoni pasi u mbështet në mbajtëset, të cilat nuk ishin të vendosura siç duhet dhe fatkeqësisht ranë.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas kontrollit, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë marrë disa deklarata edhe nga dëshmitarët.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img