08,07,2024

234 gjoba trafiku për 24 orë në rajonin e Ferizajt

Must Read

Gjatë 24 orëve të fundit policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 234 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion, ndërsa ka hequr katër patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Në njoftimin e Policisë bëhen të ditura disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

Tejkalim i shpejtësisë, 70 gjoba

Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 13 gjoba

Kundërvajtje të ndryshme ndaj motoçiklistëve, 13 gjoba, ndërsa janë konfiskuar 7 motoçikleta

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 10 gjoba

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 6 gjoba

Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 6 gjoba

Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba

Drejtimi nën ndikimin e alkoolit , 1 gjobë

Të tjera, 112 gjoba

Ndërsa janë raportuar 4 aksidente në komunikacionin rrugor, prej tyre:

me dëme materiale, 3

me lëndime, 1

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nis fushata e korrjes së grurit në Ferizaj,fermerët të kënaqur me rendiment

Edhe në Ferizaj me rrethinë ka filluar fushata e korrje-shirjes së grurit. 4 mijë hektarë të mbjella më grurë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img