19,12,2024

Marevci: Pse deputetët dhe Ministri nga Ferizaj i kthyen shpinën qytetit që i votojë?

Must Read

Pas refuzimit të projekteve për Ferizajn nga Kuvendi i Kosovës   ka reaguar  zëdhënësi i komunës, Selim Marevci i cili shpreh habinë për këtë dhe shprehë habinë se pse deputetët  dhe Ministri nga Ferizaj I kanë kthyer shpinën  votuesve të tyre.

Këta deputet u votuan që të  jenë  zëri I qytetarëve të Ferizajt, që do të punojnë në të mirë të tyre që  ti përmirësojnë kushtet e jetesës banorëve të këtij qyteti, por sikur harruan kënd e përfaqësojnë dhe janë lëshuar  që të pengojnë  zhvillimin e Ferizajt dhe  financimin e projekteve që nuk do të jenë vetëm për një parti por për të gjithë qytetarët e Ferizajt.

“Pra si asnjëherë më parë më shumë përfaqësues Ferizaj nuk ka pasur dhe nuk ishin në gjendje që të votojnë asnjë propozim për qytetin e Ferizajt.

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu dorëzoi edhe zyrtarisht projektet për Ferizajn,  tek Komisioni për Buxhet dhe Financa, gjithashtu deputet të opozitës nga Ferizaj, deputeti Elmi Reçica dhe deputeti Rashit Qalaj sot propozuan direkt edhe nga katër amandamente, asnjëri nuk gjeti përkrahje nga deputet e pozitës, por më e dhimbshme ishte se si deputetët e pozitës që janë nga Ferizajt nuk i votuan.

Projektet e propozuara për Ferizajn ishin:

1. Kyçja në autostradë të Ferizajt (paramendo e votuan për qytetin e Vitisë, por jo edhe për qytetin nga vinë )

2. Vazhdimin e ndërtimit të Spitalit Regjional.

3. Ndërtimin e nënkalimit për vetura  që do të bëhet tek Stacioni i Policisë

4. Ndërtimin e Shtëpisë të Moshuarve

5. Ndërtimin e Qendrës për Trajtimin e përdoruesve të lëndëve narkotike. Dhe disa projekte të tjera

Shtrohet pyetja pse vallë ky kthim shpine për Ferizajn nga Kryeministri, por sidomos nga deputet dhe Ministri i Financave që të gjithë nga ky qytet!

“Shumë mirë” u’keni kthy ato vota të shumta që i morët me 14 shkurt 2021.” ka shkruar Marevci

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img