03,01,2025

“21 Janari”, përvjetori i gjashtë ku para Kryeministrisë u vranë 4 persona

Must Read

Rreth orës 13:00, Kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar do të presin në Pallatin e Brigadave familjarë të viktimave të 21 Janarit. Pritja për familjarët, një vit më parë u bë në ambientet e Kryeministrisë, por për shkak të një proteste, që u zhvillua përpara godinës së Qeverisë sot paradite, pritja do të bëhet në Pallatin e Brigadave.

Siç njoftohet, pas pritjes me familjarët, kreu i qeverisë së bashku me ta, do t’i drejtohen Bulevardit Dëshmorët e Kombit për të kryer ritualin e vendosjes së luleve dhe ndalesës në vendet ku protestuesit humbën jetën.

Të mërkurën, Qeveria vendosi të akordojë për familjarët e viktimave të 21 Janarit, një fond prej 160 milionë lekësh si dëmshpërblim.

Ministri Saimir tahiri tha për Top Channel një ditë më parë se dëmshpërblimi ishte një detyrim i kësaj qeverie, por se drejtësia nuk është vënë në vend.

Ai tha se Qeveria priti disa vendime gjykatash para se të jepte dëmshpërblimin.

Ministri i Brendshëm e lidhi 21 Janarin me reformën në drejtesi, kur tha se ata që e kundërshtojnë e bëjnë edhe për shkak se nuk duan të bëhet drejtësi për këtë ngjarje. / Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img