19,11,2024

20 VJETORI I ÇLIRIMIT por DREJTËSIA E HESHTUR!!!

Must Read

Salihe Salihu – PhD kandidat dhe veprimtare

Njëzetë vjetë më parë forca morale gjëmoj anekënd botës dhe shkundi çdo tendencë e çdo pengese për të mos vonuar finalizimin e çlirimit të Kosovës, që ishte e vetmja rrugë, rrugë pa kthim mbrapa.

Kështu që, fara e gëzimit dhe fara e optimizmit u mbjellën në ditën kur u mposht robëria, u çrrënjosë okupimi e erdhi dita e lirisë në trojet shqiptare të Kosovë, falë luftës së popullit tonë të udhëhequr nga UÇK-ja dhe ndihmës së Aleancës Veriatlantike.

Kjo ditë ishte ditë e madhështisë, për të cilën shumë breza u sakrifikuan, ishte ditë e plotësimit të amanetit të heronjëve e dëshmorëve. Në këtë ditë dhembja nga plagët shekullore si dhe humbja e më të dashurëve u arkivuan në akrivin e historisë tragjike të popullit shqiptar për ti lëshuar rrugën gëzimit që kishte shpërthyer si një ciklon nga emocionet për këtë ditë të shenjtë, për ditën e çlirimit Kosovës.

Para se të vinte te kjo ditë finale, 20-vjetë më parë, e gjithë bota u përcaktua për ta mbështetur forcën e armatosur të Kosovës – UÇK -në, meqë bijtë e bijat e UÇK -së përkundër mungesave të mëdha në armatime ishin të vendosur dhe të pamposhtur që të jepnin jetën vetëm për sjell lirinë në këto troje.

Në këtë decenie të dytë gjithandej kujtohet kjo ditë e kthesës së historisë së popullit tonë, kjo ditë që solli paqen pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Kumanovë. Këtij përvjetori madhështinë e ceremonisë festive e shton edhe arritja e figurave eminente si Bill Clinton e Madelene Albright.

Janë këta dy politikanë të përmasave botërore si dhe Tony Blair e disa të tjerë që ishin të kyçur në kauzën e popullit të Kosovës. Këta politikanë me vendosmëri u rreshtuan në mbrojtje të vlerave morale që i dhanë legjitimitet ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë për ti dhënë fund gjenocidit serb kundër shqiptarëve.

Legjitimiteti moral për ta mbrojtur popullin e Kosovës kishte mposhtur qëndrimin e disa anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilët edhe sot e kësaj dite po lejonë që të përdoren kërcënime kundër fitores së popullit të Kosovës.

Është për të habit fakti se si ky organ me prestigj botëror, siç është Këshilli i Sigurimit të OKB-së, po lejon të shfaqen skena të këtilla të cilat po e dëmtojnë jashtëzakonisht imazhin e këtij organi si dhe seriozitetin e takimeve në këtë organ. Është non-sens të vazhdohen takime të këtilla në këtë organ sepse po le përshtypjen se ky organ më shumë i gjason një organi të ndonjë distrikti në komunën e Malmös se sa të ndonjë organi komunal apo regjional dhe ka humb peshën e vet si ndonjë organi me përmasa botërore.

Përkundër këtyre përplasjeve është e qartë për Kosovën që si shtet I ri ende nuk ka siguruar ulësen në OKB por rezultatet pas njëzetë vjetëve flasin qartazi se ne do hymë edhe në ombrellën e këtij organi të OKB-së por me shpresë që ky organ të reformohet dhe aty të mbretroj e vërteta, drejtësia, paqja, dhe siguria.

Tani, në shënim të njëzetëvjetor fara e gëzimit dhe kultivimi i optimizmit për Republikën e Kosovës është që të bëhet partnere me të drejta dhe obligime të njëjta në botën Perëndimore. Kosova si shteti i ri është i gatshëm të trokas në këtë Portë për të dëshmuar të vërtetat e ndodhura mbi popullin shqiptar në këto troje para njëzetëvjetëve dhe të kërkoj drejtësi në përputhje me Konventat Ndërkombëtare – për të mos lënë që drejtësia të mbetet e heshtur përgjithmonë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img