11,09,2025

2 milionë e 400 mijë euro për RTK-në

Must Read

RTK_191108_90746_12244-e1453826417596

Komisioni për Buxhet i rekomandoi Ministrisë së Financave ndarjen e 2 milionë e 400 mijë euro për RTK-në.

Para se të rekomandonte ndarjen e 2 milionë e 400 mijë eurove televizionit publik për periudhën prill-qershor, Komisioni për Buxhet e Financa aprovoi pa shumë kritika raportin e tremujorit të parë financiar të RTK-së.
Sipas këtij raporti për muajt janar-mars të këtij viti RTK-ja shpenzoi 2 milionë e 948 mijë e 702 euro, ndërsa i kishte 2 milionë e 400 mijë euro mjete të ndara nga buxheti.

Drejtori i Bordit të RTK-së Ismet Behxheti tha se RTK-në në këtë tremujor e kanë përcjellë vështirësi të ndryshme financiare, pasi sipas tij programi në RTK 2 është shtuar 10 për qind.

Ndërsa në lidhje me buxhetin e ndarë kritika pati deputetja Labinotë Demi – Murtezi. Ajo kritikoi RTK-në për mostransmetimin e fitores së Majlinda Kelmendit në garat e fundit në Francë.

“Pse nuk janë transmetuar garat e Majlinda Kelmendit që i ka pasur jashtë vendit, të gjithë qytetarët është dashur që fitoret e saj t’i kërkojnë në Youtube,” tha deputetja Demi –Murtezi.

Ajo kritikoi edhe shumë emisione që transmetohen në RTK e që janë të punuar nga jashtë.

Për mostransmetimin e garave të Kelmendit dhe emisionet e punuara nga jashtë, Bexheti u arsyetua me teknologjinë e vjetër të RTK-së.

“RTK është duke u përballur jo për fajin që po e përmendim punën e financave, por për shkak të teknologjisë tejet të vjetër kemi mungesë teknologjike, mungesë te kamerave, ku na ndodhin raste të tilla që ne me keqardhje e kemi humbur ku është edhe një hije pak e zezë për RTK-në, sepse ne e kemi obligim qe ti promovojmë rastet e tilla,” tha Behxheti.

Për shkak të vjetërsisë së pajisjeve të RTK-së Bexheti tha se ky televizion nuk po mund të marrë as pamje nga të gjitha viset e Kosovës.

Nëpër komisionet e Kuvendit është duke u diskutuar për mënyrën e financimit të RTK-së, por ende nuk është caktuar nëse RTK-ja do të financohet nga buxheti, apo nga parapagimi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img