27,07,2024

Së shpejti nis procesi i legalizimit të objekteve pa leje në komunën e Ferizajt

Must Read

Drejtoria e Urbanizmit pritet të vazhdojë procesin e legalizimit  të objekteve të ndërtura  pa leje në komunën e Ferizajt.

Ndonësë  ligji i legalizimit është miratuar  vitin e kaluar, autoritetet  komunale kanë qenë në pritje të  një udhëzimi administrativ  i cili do të kishte specifikuar edhe aspektet  që lidhen  me këtë proces.

I pari i urbanizmit, Lulzim Aliu  ka thënë se fundi i këtij muaji nënkupton edhe  fillimin e këtij procesi  por që nuk do të dështojë  nga se ligji dukshëm ka përmirësuar  kriteret. Madje ka shtuar se duhet gjetur forma   se si  duhet nxitur qytetarët  për ta kryer këtë proces.

“Ka dështuar herën e kaluara nga se  kriteret  kanë qenë të tilla që  ka pasur ngecje dhe ka munguar interesi i qytetarëve  sepse më vështirë ka qenë të merret një leje për legalizim se sa një leje e re  e ndërtimit. Ministria ka marrë  parasyshë këto elemente dhe ka bërë  një modifikim të kësaj procedure  dhe ka ardhur deri te ky ligj si është tani. Sa ka tani të interesuar, nuk guxojmë ta lëmë në dëshirën e qytetarëve  sepse prapë ka me qenë e njëjta.Do të interesohen apo do  ti legalizojnë vetëm ata që kanë nevojë, që kanë telashe me  pronën, që kanë nevojë me shitë banesën, shtëpin apo ndërtesën dhe  për shkak të lejeve që nuk i kanë. Por ai  numër është shumë i vogël në krahasim me  numrin e përgjitshëm që janë pa leje.Kjo nuk do të thotë që ka të  bëjë vetëm me objektet që janë ndërtuat jo mirë por ka shumë objekte që janë ndërtuar mirë  dhe sipas kritereve  por asnjëher nuk janë pajisur me leje ndërtimi. Pavarësisht hapave që do  të marrë Ministria, ne si komunë patjetër duhet të marrim një fushatë vetëdijesimi  në kuptimin që të obligohen qytetarët  që të bëjnë legalizimin.  E keqja e kësaj ka qenë edhe penalizimi dhe deri sa nuk ka asnjë penalizim për mos legalizimin e pronës  për ata  që nuk vijnë të legalizojnë pronën  mendojë që prapë do të jetë e njëjta gjë, edhe pse afati për legalizim zgjat dy vite” ka thënë Aliu .

Për më tepër është bërë e ditur se ky hezitim qytetarë nuk ka të  bëjë me tarfiat por me një  neglizhencë qytetarë dhe nga  frika  për procedurat.

“Tarifat e lejeve janë të lira.Ato në raport me koston e ndërtimeve  çmimet e lejeve janë  të lira pasi nga këto mjete pastaj komuna  obligohet  që të hapë rrugë të reja ,  ambullanta dhe veprime tjera infrstrukturore. Besoj që kjo neglizhencë është pasojë nga e  kaluara  ku për  të  marrë një leje ndërtimi ka qene nja procedurë e gjatë e që sot nuk është.  Tani  një leje ndërtimi, me ligjin që  është në fuqi,  për një shtëpi mund të  merret  maksimumi për pesë ditë” ka thënë  Aliu.

Ndërkohë thuhet se ky proces nuk  ka ndonjë  ndikim të dukshëm në të hyrat por  që po synon që të vendos një sistem të  drejtë kur janë në pyetje objektet e banimit dhe harmonizimi i tyre me   dokumentet e planifikimit .

“Kjo nuk do  të ketë  ndonjë  efekt të dukshëm  për të hyrat e komunës pasi nuk janë   vlera të mëdha  kur çmimi   për një shtëpi është  1 euro për metër katror dhe   nuk është ndonjë shumë e madhe as për shtëpi e as objektet e banimit.  Pro qëllimi i kësaj është që të  kemi një sistem, pra që  komuna të ketë një kontrollë për gjendjen e ndërtimit, si është gjendja në tere dhe si është gjendja reale  dhe të ketë mundësi harmonizimi me dokkumentet e planifikimit.” ka thënë Aliu.

Komuna e ka kryer fazën e identifikimit të objekteve të ndërtuara pa leje   por që tarifat e kanë pasur  ndikimin në  zhagitjen e këtij problemi. 

Ky problem  tani me ligjin e ri është eleminuar dhe qytetarët nuk do të kenë problem me legalizimin e objekteve të ndërtuara  pa leje, transmeton Televizioni Liria.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img