22,01,2026

19 vjeçarja katolike nga Ferizaj, konvertohet në myslimane natën e Ramazanit

Must Read

Mbrëmë para namazit të parë të teravive për këtë Ramazan, Elena Berisha ka vendosur të konvertohet nga katolike në myslimane. Këtë, 19-vjeçarja ka vendosur ta bëjë në Xhaminë e Madhe të Ferizajt.

Siç e ka zakon ceremonia islame në këto raste, Elena ka shqiptuar dëshminë (shehadetin), duke e mbajtur në duar librin e shenjtë të myslimanëve, Kur’anin.

Imami i kësaj xhamie, Mustafë Ahmeti, ka uruar 19-vjeçaren pas konvertimit.“Lus Zotin Fuqiplotë që këso raste të kemi çdo ditë në xhaminë tonë. Poashtu për Elenën lusim Zotin që t’ia forcojë besimin, shëndetin dhe ta begatojë me çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img