06,08,2025

19 vjeçari që u vra në diskotekën e Zvicrës, është nga Peja

Must Read

Mbrëmjen e të premtes, para një lokali Shisa Bar në qytetin Konstancë të Gjermanisë, në kufi me Zvicrën është vrarë me thikë një kosovar i moshës 19 vjeçare nga Zvicra, shkruan blick.ch. I riu  Sony S. (emri i shifruar) nga Shafhauseni i Zvicrës së bashku me mikeshën e tij dhe të njohur të tjerë përfshihet rreth mesnatës jashtë lokalit në një zënkë me disa persona, transmeton albinfo.ch.

Nuk dihet saktësisht motivi ndërsa një kushëri i të ndjerit ka thënë për gazetën blick se ka qenë fjala për një ngatërrim me fund tragjik. Sipas tij, dorasit ishin duke kërkuar një person tjetër. Por një shok tjetër i 19 vjeçarit thotë se konflikti kishte lindur në lidhje me një vend parkimi.

Por, Drejtoria Policore e Konstancës ende nuk shprehet lidhur me motivin. Ajo që është e qartë është se Sony S. pasi është goditur me thikë përpiqet të ikë, madje hip në veturën e tij BMW por pastaj, i plagosur rëndë shkon dhe përplaset në lokalin para të cilit ishte zhvilluar ngjarja tragjike. Por plagosja e tij kishte qenë shumë e rëndë. Ai bdes në spital.

Policia deri tash ka ndaluar katër persona që vihen në lidhje me vrasjen, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre është edhe siriani Omar H., për të cilin të njohurit e viktimës janë të sigurt se është personi që e ka goditur me thikë kosovarin. Por policia nuk e pohon e as mohon këtë. Një zëdhënës i saj ka thënë se një komision special prej 50 personash po punon lidhur me rastin.

Një kushëri i të vrarit ka thënë për gazetën se Sony S., ka qenë një djalë i qetë që nuk ka kërkuar sherr madje i ka ikur konflikteve. Ai është i pafjalë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarës për mashtrim me shitblerje të veturave në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img