06,06,2025

18 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës

Must Read

Përkujtimi i kësaj masakre do të bëhet në orën 14:20, në vendin ku ishte tregu i gjelbër në Mitrovicë, ku gjetën vdekjen një grua rome me një fëmijë dhe një vajzë.

Sipas organizatorëve të këtij përkujtimi, disa prej invalidëve më vonë vdiqën nëpër spitale të ndryshme, jo në Kosovë por jashtë Kosove.

“Shumë prej atyre që mbetën invalid, kanë mbetur pa dy këmbët siç është Behxhet Salih Haziri, 30 vjeç. Aktualisht jeton në Suedi. Këtij iu plagosen edhe vëllai, Xhaferi dhe babai, Salihu banorë të lagjes “Ura e Gjakut” në Mitrovicë, pa një këmbë, me një këmbë të çalë, pa gishtërinj të këmbëve, pa gishtërinj të duarve, me nga një dorë të paaftë për punë, me njërin sy të verbër, me veshë të shurdhër etj.

Po ashtu edhe me të dyja këmbët e këputura, Rrahim (Zukë) Peci (63), i cili pas disa ditësh vdiq në një spital në Beograd. Po ashtu, në spitalin e Beogradit pati vdekur pas disa ditësh edhe Ragip (Rifat) Bajrami (50) nga fshati Koshovë e Bobit, banor i përhershëm i fshatit Fushë-Ibër (Zhabar). Pati edhe shumë tjerë të plagosur rëndë e lehtë emrat e të cilëve nuk kemi mundësi tua cekim kësaj radhe pasi janë të shumë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Në natën mes të datës 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000, në veriun e Mitrovicës u ekzekutuan dhjetë qytetarë shqiptarë, në mesin e të cilëve kishte fëmijë, gra dhe pleq.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Ferizaj

Ferizaj, 5 qershor 2025 – Sot është bërë promovimi zyrtar i stacionit të ri të autobusëve në qytetin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img