26,12,2024

170 mijë euro për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit në Ferizaj

Must Read

Në një konferencë të thirrur për media, drejtori i Shërbimeve Publike Arben Halili, ka raportuar për punën gati një vjeçare të kësaj drejtorie. Ai tha se gjatë kësaj kohe më së shumti rëndësi i kanë kushtuar ruajtjes së ambientit. Sa i përket vitit të ardhshëm, Halili tha se kanë planifikuar vendosjen e hidrantëve në shesh dhe vendosjen e kabinave për autobusë nëpër qytet.

Halili, njoftoi se tashmë ka nisur edhe dekorimi i qytetit për festat e fundvitit, për çka janë ndarë rreth 10 mijë euro, ndërsa për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit janë përzgjedhur 5 kompani dhe buxheti i planifikuar për këtë qëllim është 170 mijë euro.

“Në bashkëpunim me GIZ-in gjerman si komunë kemi përfituar 260 kontejnerë, ku janë shpërndarë nga ndërmarrja “Pastërtia” në të gjitha institucionet arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe në disa zona të qytetit. Janë riparuar mbi 5000 metra të kanalizimit fekal dhe mbi 500 metra të kanalizimit atmosferik. Deri tani janë riparuar mbi 5000 metra katrorë rrugë me asfalt dhe 1000 metra gjatësi të trotuareve. Po ashtu, deri tani janë mbi 400 kilometra rrjet të ndriçimit dhe me qëllim të kursimit të parasë publike kemi vendosur rele kohore në shumicën e fshatrave me qëllim të kursimit të energjisë elektrike, gjithashtu kemi bërë mirëmbajtjen e rrugëve me shenja të komunikacionit duke vendosur shenja horizontale dhe vertikale”, tha Halili.

Në këtë konferencë, Halili u pyet edhe për gjendjen financiare të ndërmarrjeve publike në Ferizaj.

“Ne gjendjen e ndërmarrjeve publike e kemi gjetur keq, jemi munduar t’i funksionalizojmë, kemi ndërmarrë dy hapa konkret tek “Ambienti” kemi bërë një marrëveshje pa procedura tenderimi që na lejon ligji, u kemi kriju mundësi vlera e të cilit ka qenë 94 mijë euro dhe u kemi dhënë hapësira të parkingjeve. Ndërsa me “Pastërtinë” kemi bërë një marrëveshje për mirëmbajtje gjatë sezonit pranveror dhe eliminimin e deponive ilegale dhe kështu që ne i kemi ndihmuar ato, gjendja e tyre është e mirë, edhe tek “Bifurkacioni” jemi në përfundim të marrëveshjes për t’ua dhënë disa punë me qëllim që të funksionalizohet dhe të krijoj më shumë të ardhura”, tha Halili.

Drejtori Halili, tha se disa investime të vogla i kanë bërë edhe në Njësinë Zjarfikëse të Ferizajt, mirëpo jo në mjete të punës meqë përgjegjës për këtë është niveli qendror, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img