Fjala është për dy shqiptaret që kanë bërë bujë të madhe nëpër botë, Dua Lipa dhe Rita Ora, shkruan lajmi.net
Dua Lipa është e nominuar në pesë kategori duke lënë anash shumë këngëtarë të njohur botëror ndërsa Rita Ora nuk është e nominuar fare dhe kjo për shkak se publiku do ti votojë këngët që janë publikuar vitin e kaluar dhe prurjet e saj erdhën në fund të vitit të kaluar duke mos arritur të futet në listë.
Mirëpo sidoqoftë Rita do të jetë e pranishme atje dhe këtë e ka konfirmuar nëpërmjet një imazhi.
Andaj dyshja do të bëhen bashkë në një vend pas lajmeve për raportet e prishura dhe nuk dihet se çka do të ndodhë, do përshëndeten apo jo./Lajmi.net/