14,01,2025

162 raste të sulmeve seksuale për 3 vjet në Kosovë

Must Read

Këto janë vetëm raste të raportuara, ndërkaq numri i sulmeve seksuale që kanë mbetur të izoluara dhe të raportuara është edhe më i lartë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, duke iu referuar statistikave, ka thënë se policia i trajton me seriozitet të tilla raste, duke marrë parasysh ndjeshmërinë e tyre.

Rastet e tilla sipas sociologëve vijnë pikërisht si rrjedhojë e kushteve sociale dhe ekonomike.

Ata pohojnë e rastet e tilla kanë shënuar rritje pas luftës në Kosovë

Psikologu Naim Telaku thotë që rastet e tilla karakterizohen me pasoja të mëdha dhe se një veprim i tillë është shkelje e të drejtave të njeriut.

Zëdhënësi i Policisë, Hoxha, ka thënë se pikërisht për shkak të efektit dhe pasojës që kanë rastet e tilla, ato trajtohen në mënyrë të veçante nga policia dhe veprimet e tyre bazohen në procedura ligjore.

Të gjitha aktet seksuale, pavarësisht nga mosha, duhet të jenë me vullnet të lirë, në të kundërtën është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe dënohet me ligj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ftesë Përkujtimi nga OVL UÇK – Dega Ferizaj

Të dashura Familje të Dëshmorëve e bashkëluftëtarë, të nderuar bashkëqytetarë, Me ndjenja të veçanta respekti dhe nderimi, OVL UÇK –...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img