11,09,2025

16-vjeçari plagos vajzën që po e bezdiste në Snapchat

Must Read

Një 16-vjeçar i ka thënë policisë se ka shtënë në kokën e një 14-vjeçare pasi po bezdisej nga mesazhet që ajo ia dërgonte në Snapchat.

Dy djem janë akuzuar për tentim vrasje të Deserae Turner dhe e kanë lënë për të vdekur në një kanal më 16 shkurt raporton Salt Lake Tribune.

Turner kishte menduar se dy djemtë, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, ishin shokët e saj.

Policia ka njoftuar se njëri prej dy sulmuesve ishte ankuar se ajo i kishte dërguar shumë mesazhe në Snapchat.

Dy djemtë kanë menduar se do ta “hiqnin qafe vajzën duke e vrarë në një vend të fshehtë”.

Ata fillimisht kishin menduar ta prisnin në fyt vajzën 14-vjeçare, por ky skenar, sipas tyre, ishte shumë i zhurmshëm dhe vendosën që ta vrisnin me një plumb në kokë.

Vajza është në gjendje kome derisa plumbin e ka ende në kokë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img