16,05,2024

16 fermerë ferizajas përftojnë serra dhe sistem të ujitjes

Must Read

Fermerët ferizajas edhe këtë vit, po përfitojnë serra me nga 300 metra katrorë si dhe sistem të ujitjes. Kështu bëri të ditur drejtori i bujqësisë në Ferizaj, Ismet Vranovci. Ai tha se ky projekt po realizohet pas procedurave që janë bërë për shpërndarjen e mjeteve për subvencionimin e fermerëve ferizajas.

“Në mesin e muajit shkurt kemi shpallur tenderin për furnizimin e fermerëve me serra dhe sistem të ujitjes pikë-pikë, ku tenderi ka shkuar në mënyrë të rregullt është nënshkruar kontrata. Komisioni ka përfunduar punën e vet, ndërsa janë përcaktuar 16 përfitues që do të përfitojnë nga serrë prej 300 metra katror dhe sistemin e ujitjes pikë-pikë”, ka thënë drejtori Vranovci, duke shtuar se përfitues e një serre është edhe shkolla e mesme e agrobiznesit “Zenel Hajdini” në Ferizaj.

Projekti i dytë i Drejtorisë së Bujqësisë për këtë vit, është edhe furnizimi i fermerëve me kulturën lavërtare vjeshtore, respektivisht me kulturën e grurit, ku do të bëhet subvencionimi i fermerëve me herbicit.

“Herbiciti është preparat kimik për luftimin e barojave të këqija të cilat kanë ndikim pozitiv në kualitetin dhe në cilësinë e grurit. Pritet që javën e ardhshme të bëjmë shpërndarjen e “herbicitit sekator” për 1500 hektarë, aq sa e kemi paraparë edhe shpërndarjen e tyre” potencoi Vranovci.

U bë e ditur se ende është duke vazhduar aplikimi për subvencionimin e fermerëve nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, ndërsa aplikimi po bëhet në zyrat e Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj. U tha se deri më tash kanë aplikuar 900 fermerë, për subvencionim të kulturave të ndryshme.

“Gjithashtu projekt tjetër kemi edhe furnizimin e fermerëve me kulturën e mjedrës. Ky projekt është i përbashkët me USAID-in ku kjo organizate do të financojë, përmes partnerit strategjik që është i zgjedhur nga USAID-i-furnizimi me fidanë të mjedrës, kurse komuna do të shpall tenderin për furnizimin e po të njëjtëve fermerë me sistemin e ujitjes pikë-pikë, dhe telin që është i vendosur në shtyllat mbajtëse të tyre. Ky projekt do të realizohet për 25 fermerë me nga 32 ari ku gjithsejte 8 hektarë”, ka thënë drejtori Vranovci.

Por, sipas numrit një të Drejtorisë së Bujqësisë në Ferizaj, projekti më i rëndësishëm sa i përket sektori të bujqësisë e i cili ka filluar të realizohet qysh nga viti i kaluar është aplikimi i kredive përmes bankës.

“Deri më tash kanë përfituar 30 fermerë me mbi 700 mijë euro vlerë monetare, 11 të tjerë veç janë përfitues por, ende nuk ju kanë dal mjetet, dhe janë mbi 50 fermerë që janë në pritje dhe janë kandidatë potencial për ta realizuar këtë kredi. Ky projekt është i realizuar më shumë sukses dhe është duke treguar rezultate shumë të lartë, ku nga interesimi i fermerëve dhe të gjithë atyre që merren me bujqësi, planifikojmë që të deri në fund të vitit me këto mjete që i kemi në dispozicion, dikun t’i fusin në qarkullim mbi 2 milion euro”, ka përfunduar drejtori Vranovci.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img