08,11,2025

15 vjeqari që kërkon shtëpi (VIDEO)

Must Read

Temperaturat mbi 30 gradë nuk arrijnë të ndalin punën e Argjend Statofcit nga Cernilla e Ferizajt.

Argjendi edhe pse ende në moshë të re ka filluar të kuptoj gjendjen e vështir në të cilën po jeton familja e tij.

Ai në këto temperatura të larta me fuqinë e një vogëlushi,  ka filluar të pastroj pronën në të cilën ka shpresë se një ditë do të dal një bamirës dhe do ndërtoj një shtëpi banimi për të.

Shtëpia në të cilën jeton Argjendi se bashku me dy prindërit e tij ,përveç që nuk është shtëpia e tij,  nuk i plotëson as kushtet elementare.

Argjendi e ka të pamundur të flas për gjendjen në të cilën gjendet familja e tij.

Lotët në sytë e tij janë  dëshmia më fort e vuajtjeve dhe ëndrrës se tij për të pasur një shtëpi .

Ai tregon për rrezikun që ju kanoset sa herë që bie shi.

Kjo familje jeton vetëm nga ndihma që i bëjnë të afërmit, sepse ndihmën sociale që e merrte dikur është ndalur pasi që Argjendi ka mbushur 5 vjet.

Nëna e tij tregon për kushtet e vështira në të cilat jeton familja e saj.

Një grupi iniciues i përbërë nga tre shokë të këtij fshati me të kryesuar nga Agon Zhinipotoku  kanë filluar sigurimin e materialit ndërtues për këtë shtëpi ,por për të arritur qëllimin e tyre këta te fundit kërkojnë përkrahje edhe nga të tjerët, transmeton  Tribuna.

https://www.facebook.com/EkonomiaNeTribune/videos/455338614865496/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img