“Kam ardhur këtu në orën 10”, ishin fjalët e përgjuara nga Interpoli në një bisedë telefonike më 28 shkurt mes Younes dhe motrës së tij Yasmina, e cila banon në Belgjikë.
Një kërcënim tjetër nga xhihadisti ishte parë edhe në Facebook-un e tij ku kishte shkruar se: “Së shpejti do të hakmerrem për vëllanë tim”.
Vëllai i tij ishte vrarë pas një operacioni anti terrorist në Paris, i cili kishte lënë të vdekur 130 persona.
Autoritetet besojnë se Yones përbën një kërcënim, dhe ai është përshkruar si “terrorist”, “vrasës”, dhe “luftëtar xhihadist”.
Gjithashtu dyshohet se i dyshuari adoleshent, ka ndryshuar pamjen e tij dhe udhëton me një emër të rremë.
“Nëse ai u kthye në Evropë dhe ecën me një identitet të rremë, është e vështirë për ne ta gjejmë atë”, ka thënë një hetues.
Policia janë të shqetësuar se Younes mund të ndjekë hapat e vëllait të tij, duke u futur nëpërmjet kontrolleve kufitare në Evropë dhe pastaj të udhëtojë nga vendi në vend.
Salah Abdeslam, shoku më i mirë i Abdelhamid Abaaoud dhe vëllai i një prej sulmuesve në Parisi u ndalua dhe u lirua nga autoritetet tri herë, që besohet se edhe i riu Younes vështirë do të kapet.