27,12,2024

15 gra fermere, përfitojnë grante nga 10,000 euro

Must Read

Si rrjedhojë e bashkëpunimit të Komunës së Ferizajt, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë me organizatën GIZ, në kuadër të projektit IWKA – Përfshirja e Grave në Agrobiznesin e Kosovës, paraditen e sotme u mbajt tryezë e rrumbullakët ku mori pjesë Nënkryetari i Komunës, Lulzim Aliu, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami e gjithashtu përfaqësues nga organizatat implementuese të këtij projekti të financuar nga GIZ, si organizatat Care ku të pranishmëve iu drejtua z. Egzon Gërxhaliu, përfaqësues nga organizata Woman4Woman, Civil Right Program, të cilët të pranishmëve iu drejtuan me fjalë rasti.

Në këtë tryezë, u njoftua për 15 fermeret përfituese të granteve në vlerën 10,000 euro, në total 150,000€ nga ky projekt, e poashtu edhe për analizën e fazës së dytë të aplikuesve në raundin e dytë, gjersa së shpejti do të hapet edhe thirrja e fazës së tretë për të aplikuar për këto grante.

Zbatimi i këtij projekti, paraqet një nga nismat më domethënëse në mbështetje të grave fermere dhe si rrjedhojë do të vijoj ky bashkëpunim i Komunës së Ferizajt, gjegjësisht Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në kuadër të këtij programi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img