26,11,2025

15 artistë në Koloninë e Ferizajt

Must Read

Tema me të cilën ata do të paraqiten i dedikohet muajit të Nënës Terezë dhe Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, ka njoftuar për KultPlus, udhëheqësi i Galerisë se Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu.

Për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ditën e së premtes, Qendra Rinore, organizon koloni njëditore në Bulevardin e qytetit të Ferizajt, ka njoftuar udhëheqësi i Galerisë se Arteve në Ferizaj, Skender Bedriu për KultPlus. Në këtë koloni e cila fillon në ora 10:00, do të marrin pjesë gjithsej 15 artistë të rijnë dhe profesionistë, gjithashtu edhe të rijnë nga Komuna e Shtërpcës dhe Kllokotit. Pjesëmarrës do të jenë edhe Qendra për fëmijët me autizëm “PEMA”.

Po sipas Bedriut, tema me të cilën ata do të paraqiten i dedikohet muajit të Nënës Terezë dhe Ditës Ndërkombëtare të Rinisë. Këtë koloni e organizon sektori i Rinisë dhe Galeria e Arteve. Hapja e ekspozitës do të bëhet në ora 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri në ora 20:00. Ndërsa nga ora 19:00 e deri në orën 23:00 do të ju shoqërojnë me muzikë grupet e reja të Rin’on./KultPlus.com

13989411_10154479933809630_1579914848_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img