04,05,2024

Enveristët përkujtuan Enver Hoxhën me rastin e 32 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta

Must Read

Enveristët në Ferizaj me 11 Prill përmes një akademie përkujtimore e përkujtuan Enver Hoxhën me rastin e 32 vjetorit të ndarjes fizike nga jeta dhe të njëjtën kohë edhe një herë iu drejtuan kryeministrit me kërkesën që të legjitimoj një shesh në Prizren ose Prishtinë me emrin e Enver Hoxhës.
Të pranishëm në manifestim kishte bashkatdhetarë nga Drenica, Tropoja, Theranda etj.

Në marsh përkujtimor përpos kryetarit të LPSH-KVE-së që mbajti një fjalë rasti, për kontributin e Enver Hoxhës dhënë për Kosovën foli Tropojani Qazim Ferizaj.
Në vazhdim fjala e Remzi Hasanit mbajtur në marshin festivë.

“Të respektuar flamurtar të zbatimit të mësimeve dhe rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha. Mëngjesin e ditës së sotme mbushen plot 32 vite që kur u nda fizikisht nga jeta shoku Enver Hoxha. Në historinë e mbushur me përplasje të përgjakshme, populli ynë ka lind shumë personalitete historike, por Enver Hoxha ka qenë dhe ka mbetur personaliteti më I shquar, më I guxir nga kryexhelati Ahmet Zogolli e trembur nga pushtimi fashist, braktisi fronin e sundimit dhe pasi vodhi thesarin komb”Të respektuar flamurtar të zbatimit të mësimeve dhe rrugës revolucionare të shokut Enver Hoxha. Mëngjesin e ditës së sotme mbushen plot 32 vite që kur u nda fizikisht nga jeta shoku Enver Hoxha. Në historinë e mbushur me përplasje të përgjakshme, populli ynë ka lind shumë personalitete historike, por Enver Hoxha ka qenë dhe ka mbetur personaliteti më I shquar, më I guximshëm dhe më i pagabuar që ka njohur ndonjëherë historia më e lavdishme e Shqipërisë.
Në epokën kur në portat e Shqipërisë po trokiste me tërbim bisha pushtuese fashiste. Mbretëria shqiptare e asaj kohe e kryesuaëtarë ja mbathi për në Greqi me suitën sunduese si me një kalavar dasmorësh. Kurse varësit e tij të pushtetit pa kaluar as 24 orë u vunë në shërbim të fashizmit Italian dhe më vonë të nacizmit gjerman duke u kthyer kështu në një forcë të tmerrshme antipopullore.
Enver Hoxha qe I vetmi tribun popullor që mblodhi në një front të përbashkët mendjet dhe forcat atdhetare duke I hedhur themelet e partisë dhe më pastaj përmes saj duke krijuar ushtrinë nacional çlirimtare të Shqipërisë e cila mori përsipër jo vetëm çlirimin e vendit nga shtypja fashiste por edhe ndërtimin dhe modernizimin e Shqipërisë së re.
Pas përmbysjeve neofashiste që ndodhi në vitet e 90-ta ku në horizontin Shqiptarë po digjej, po vidhej, po shkatërrohej dhe demolohej çdo gjë, në piedestal të përbuzjeve u vu emri dhe personaliteti I Enver Hoxhës. Ata që për 50 vite e kishin lavdëruar dhe thurur himne, përnjëherë e ndërruan kursin e komunikimit dhe vlerësimit për xhaxhin Enver u tha se ai ishte antikosovar, diktator, i shitur te gjithsecili por një gjë se morën guximin ta thonë se ku dhe si e mori Shqipërinë në zjarrin e luftës dhe çʼpozicion ndërkombëtarë i krijoi asaj në arenën botërore deri në vitet 90-ta.
Në rrethanat kur këlyshët e Titos dhe të Miloshoviqit që prej viteve të 90-ta u instaluan në Shqipëri vendin në vazhdimësi po e mbajnë në përleshje tym dhe zjarr me të vetmin shkak për të arritur piramidën pushtetore atje ku politikanët mund të pasurohen dhe të vjedhin shuma të pallogaritshme.
Forca politike e cila në vitet 90-ta e përmbysën pushtetin popullor e inspiruar dhe e mbështetur nga nëntoka serbe edhe tani e ca muaj ndodhet e barrikaduar përball qeverisë për ta përmbysur atë jo më shumë se dy maj para skadimit të mandatit pra me një fjalë ata që Enverin e akuzuan se I vendosi udhëheqjet e të gjitha niveleve pavarësisht nga vullneti I qytetarëve, sot përmes protestave dhe dhunës së shfrenuar po tentojnë ta përmbysin qeverinë të zgjedhur nga qytetari I Shqipërisë. Pra janë këta njerëz që dhunë dhe diktaturë e konsiderojnë vetëm atë që të tjerët e ushtrojnë mbi ta por jo edhe atëherë kur vetë ata ushtrojnë dhunë mbi të tjerët.
Të nderuar shokë në asnjë mënyrë ne nuk do të mburremi se ja hetuam huqet dhe të metat e të ashtuquajturës demokraci fashiste dhe pluralizmit në Shqipëri sepse sistemi I qeverisjes tash e 30 vjet është në esencë më poshtërues sesa një sundim okupues. Por s’kemi sesi të mos brengosemi kur mësojmë të dhënat se aktualisht më shumë shqiptarë punojnë dhe sigurojnë kafshatën e gojës në Greqi në një shtet të huaj mandej edhe të njohur historikisht si kundërshtarë i shqiptarëve kurse në anën tjetër nuk kemi një numër të tillë të të punësuarve në tokën ëmë që i lindi d.m.th në shqiptarët.
Le të na quaj kushdo dhe si të do por e themi me vendosmëri se këto banda kriminelësh që në emër të qeverisje gjoja demokratike, kaq paturpshëm po e nëpërkëmbin këtë popull, kur s do të na shpëtojnë pa u ndëshkuar për aq sa e meritojnë ndëshkimin.
Po bëhen afërsisht 3 dekada që Shqipëria dhe hapësirat shqiptare gjithandej ku jetojnë shqiptarët janë në tym e flakë sepse në piramidat pushtetare janë kudo hajdut e kriminel të përbetuar. Historia e popujve të zhvilluar, është histori e punës dhe angazhimit të pandalshëm, histori shkatërrimi kanë vetëm popujt që janë atakuar nga grupe dhe pushtime barbare për fat të keq tek ne shqiptarët sundimi përpos që është barbar, elita e vendimmarrjes është edhe bandë kusarësh.
Edhe një herë përmes këtij marshi përkujtimor I drejtohemi kryeministrit të Kosovës ati që legjitimoi sheshin në Mitrovicën e veriut me emrin e mbretit Pjetër jo për revanshe por për korrektësi që të legjitimoj edhe një shesh qoftë në kompleksin universitarë në Prishtinë ose qoftë në kompleksin e monumentit të lidhjes shqiptare në Prizren me emrin e Enver Hoxhës sepse e përkujtojmë kryeministrin që prej viteve 70 e deri në vitet 80 Enver Hoxha I kishte adresuar për në Kosovë pedagogët dhe punëtorët arsimor shkencor me financa nga vetë shteti shqiptarë.
Gjithashtu e përkujtojmë kryeministrin se në vitin 1978 kur u mbajtë simpoziumi kushtuar 100 vjetorit të lidhjes shqiptare të Prizrenit, jugosllavët e kishin kushtëzua delegacionin nga Shqipëria se mund të merrnin pjesë në simpozium në qoftë se në kumtesat e tyre nuk do të përmendej fakti se lidhja e Prizrenit kishte për qëllim bashkimin e tokave shqiptare.
Enver Hoxha kishte porositur delegacionin shqiptarë se me çdo kusht ata duhet ti mbronin qëndrimet e tyre. Në qoftë se hyrja në Kosovë bëhet pengesë atëherë ju paralelisht me vëllezërit kosovarë duhet ta mbani një simpozium të njëjtë në Kukës. Ku siç dihet botërisht u ça bllokada dhe simpoziumi u mbajtë në Kosovë.
I nderuar kryeministër në çoftë se legalizimin e sheshit me emrin e mbretit Pjetër e keni bërë I shtrënguar nga rrethanat atëher bëne këtë për Enverin nga ndjenja e fisnikërisë dhe krenarisë. Mos llogaritni shumë thashëethëmet dhe opinionet që janë krijuar për Enverin, sepse po ti merrni parasysh ato që thuhen për ju dhe varfësit tuaj përpos që nuk do të rrinit në Kosovë nuk do të merrni guxim për tu strukë as në kontinentin evropian.

Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img