20,12,2024

14 vjet nga vrasja e Gjingjiqit

Must Read

 Në Beograd sot janë bërë homazhe në nderim të jetës së ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq, i cili u qëllua për vdekje në një vrasje politike në vitin 2003 – një vrasje prapavija politike e të ciliës ende nuk është sqaruar plotësisht.

Në atë që është bërë një ngjarje e përvitshme, të afërmit dhe miqtë e Gjingjiqit kanë vendosur lule te varri i tij dhe mijëra njerëz janë bashkuar në një “shëtitje për Zoranin” nëpër qendrën e qytetit.

Anëtarët e kabinetit që udhëhoqën vendin pas vrasjes së tij kanë vendosur gjithashtu kurora lulesh përpara ndërtesës së Qeverisë, dhe më pas Qeveria aktuale ka vënë kurora te pllaka përkujtimore e Gjingjiqit, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, ku ai u qëllua për vdekje.

Disa nga admiruesit e Gjingjiqit lanë mesazhe emocionale në faqen e tij zyrtare në “Facebook” të dielën.

“Një person i madh, ai ishte shpresa dhe drita, por dikush zgjodhi errësirën”, shkroi njëri.

“Katërmbëdhjetë vjet të humbura. Çdo gjë mund të ishte më ndryshe, por ne nuk e kemi kapur – siç do të thoshte Zorani – shansin historik për të qenë një vend modern, shtet evropian me sundim të ligjit”, tha një tjetër.

Gjingjiq ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, e cila udhëhoqi një revoltë kundër regjimit të Slobodan Millosheviqit në tetor të vitit 2000.

Ai u bë kryeministër në vitin 2001 dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në arrestimin dhe ekstradimin e Millosheviqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte.

Ai u vra më 12 mars 2003, jashtë ndërtesës së Qeverisë në Beograd.

Milorad Ulemek, i njohur si “Legija”, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë së Brendshme, u shpall fajtor për organizimin e grupit që komplotuan vrasjen e Gjingjiqit.

Zvezdan Jovanoviq, i cili ishte në shërbim aktiv në atë njësi në kohën e vrasjes, u shpall fajtor për të shtënat që vranë atë.

Të dy burrat janë duke kryer dënimin me 40 vjet burg.

Pjesëtarët e Njësisë së Operacioneve Speciale të Ministrisë thuhet se kanë komplotuar për të kryer vrasjen me ndihmën e klanit të “Zemunit”, një bandë e krimit të organizuar, por prapavija politike për rastin ka mbetur e paqartë. /Kallxo.com/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img