28,12,2024

138 VJET NGA LIDHJA E PRIZRENIT, KOHA E RISHPËRFAQJES SË IDESË SË ILIRIZMIT…

Must Read

Edhe pas 138 vjetësh, të ndarë…

Një diplomat i huaj, i akredituar në Prishtinë, para disa ditësh me një gjysmë ironie tha që: “Shqiptarët e Kosovës e kanë dhënë besën që nuk do të kërkojnë bashkim me Shqipërinë!”
Shohim çdo ditë projekte misionare, përfshirë edhe ato kulturore si: filma, drama, koncerte etj., nëpërmjet të cilave tentojnë të na bindin se me serbët asgjë nuk na ndan (!?) dhe se mund të riintegrohemi kulturalisht me ta, sikur të mos kishte ndodhur asgjë!
Në anën tjetër, një pjesë e mire e botës Perëndimore, hapur na e thotë se nuk ka çfarë të na bashkojë neve shqiptarëve, përveç anëtarësimit si të ndarë (eventualisht), në BE…!
A nuk tingëllon krejtësisht paradoksale që, dikush të na thotë se e kemi të pashmangshme të merremi vesh me ata që na ndan shumëçka dhe në të njëjtën kohë, të na thonë se duhet ta heqim fare nga mendja të merremi vesh dhe të bashkohemi me ata që na bashkon gjithçka, nisur nga gjuha, tradita, kultura identiteti etj.
Lidhja e Prizrenit, shpërfaqi në formën më fisnike dhe më të kulturuar idenë dhe platformën e natyrshme të shqiptarëve në një shtet dhe në harmoni me fqinjët. U quajt kjo e pamundur dhe trojet shqiptare o copëtuan barbarisht…!
Tani është koha që shqiptarët, si komb i bashkuar, ta rishpërfaqin idenë kulturore e sociohistorike të ILIRIZMIT, si vlerë jo vetëm shqiptare, por edhe si një garanci shuarjes së linjave shovene kulturore në Ballkan, Evropë e më gjerë…
Është krejt e natyrshme që shqiptarët të ripërurojnë vendosmërisht të drejtën e pakundërshtueshme të bashkimit në një shtet të vetëm, në flamurin e ideologut të qytetarisë Skënderbegiane…!

Nga Besim Zymberi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img