14,09,2025

13 të plagosur pas shpërthimit të veturës në qendër të Kajros

Must Read

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit.

Gazetarët e agjencisë së Reuters kanë raportuar se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në zonë dhe më pas kanë parë një makinë të shkatërruar plotësisht derisa dëme ka pasur edhe në një ndërtesë aty pranë, transmeton Klan Kosova.

Ministria tha në një deklaratë se të plagosurit janë larguar nga vendi i ngjarjes për t’u dërguar pastaj në tre spitale të ndryshme ku po trajtohen për plagët dhe djegiet e marra.
Ndërsa, një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë tha për një radio lokale se disa persona të tjerë u trajtuan në vendngjarje pasi pësuan vetëm lëndime të lehta.

Media shtetërore ndërkohë njoftoi se ekspertët kanë arritur në përfundim se shpërthimi i veturës ishte shkaktuar nga një defekt elektrik që përhapi zjarrin në rezervuarin e karburantit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

I ra lisi duke prerë dru, vdes një person në Ferizaj

Një person ka vdekur pasi i ka rënë lisi. Policia raporton se viktima ka qenë duke prerë drunj në afërsi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img