25,11,2024

13 pika të karburanteve në dry, AKP e “AL Petrol” përballen në gjykatë

Must Read

Në fillim të këtij viti, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) kishte arritur të fut nën kontroll asetete e veta të derivateve që kanë qenë të uzurpuara. Më pas njëzet e gjashtë pompa të derivateve ishin lëshuar me qira. Trembëdhjetë sosh i ka të lëshuara me qira.

Ndërkaq, sipas AKP-së, mospagesa e qirasë nga ana e kompanisë së derivateve të naftës, “AL Petrol”, ka rezultuar me mbylljen e trembëdhjetë pikave të karburanteve në gjithë Kosovën, raporton lajmi.net.

“AL Petrol ka hequr dorë nga të gjitha pikat e shitjes së derivateve, përkatësisht 13 pika që kishte shfrytëzuar me qira. AL Petrol ka bërë njoftim me shkrim se arsyeja e tërheqjes është mos vazhdimi i kontratës së qirasë, ndërkaq AKP nuk e ka vazhduar këtë kontratë pa u paguar qiratë e prapambetura mujore. AL Petroli i ka borxh AKP-së dhe AKP-ja do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore për inkasimin e borxhit. Këto pika të karburanteve janë nën administrimin e Agjencisë dhe së shpejti do të dalin në tender publik për qiradhënie”, ka bërë të ditur për lajmi.net zyra për marrëdhënie me publik dhe media e AKP, duke shtuar se, AKP-ja aktualisht i ka dhënë në shfrytëzim me kontrata të qirasë trembëdhjetë pika të karburanteve tek shfrytëzuesit, përmes procesit të rregullt konkurrues.

“Pikat e karburanteve shfrytëzohen nga qiramarrësit në vijim: 1.IPKOS – Kontratë e vazhduar, 2. D Petrol – Kontrata nuk është vazhduar ende, 3. Ina Trgovina – Kontrata në proces të nënshkrimit, 4. Ilirian Power – Kontrata e vazhduar, 5 NTP Besarti – Kontrata nuk është vazhduar”.

Në AKP, nuk kanë treguar se sa është borxhi total i ish qiraxhiut.

Nga ana tjetër, Zyra për marrëdhënie me publikun e “AL Petrol”, thotë se AKP-ja u ka atyre mijëra euro borxh dhe se për këtë e kanë paditur në Gjykatë.

“Kontrata e AL Petrol me AKP ka përfunduar më herët dhe “AL Petrol” nuk i ka borxh AKP-së, por AKP-ja i ka borxh kompanisë AL Petrol në vlerë prej  420.000 euro për qiranë që e kemi paguar për pikat të cilat nuk i kemi shfrytëzuar. Kompania AL Petrol e ka paditur AKP-në për këtë dhe lënda është në Gjykate”, kanë thënë zyrtarët e “AL Petrol” për lajmi.net.

Shumica e këtyre pikave të karburanteve kanë qenë të uzurpuara për disa vite nga biznesmeni, Bedri Selmani (Kosova Petrol). /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img