Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të mërkurë ka pritur në një takim drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë takim është biseduar lidhur me agjendën e shënimit të 12-qershorit-Ditës së Çlirimit të Ferizajt, me c’rast të gjithë u pajtuan që të kenë një agjendë të përbashkët të kësaj dite.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, tha se zyrtarët komunal janë përkujdesur që të bëjnë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që kjo ditë të ecë mirë dhe mbarë.
“Kemi krijuar edhe trupat organizative në kuadër të së cilave drejtoria komunale për kulturë, rini dhe sport ka marr përsipër organizimin e tërësishëm të këtij manifestim, i cili si zakonisht përshkohet nga akademi solemne dhe nga disa pika artistike si dhe me fjalë rasti . Ne presim një shënim dinjitoz të këtij përvjetori, një nderim dhe falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në të gjitha rrethanat në të cilat ka kaluar Kosova, për lirinë tonë në veçanti për ata që kanë qenë pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së, si dhe të gjithë veteranët, invalidët e luftës, familjet e dëshmorëve dhe në veçanti dëshmorët dhe heronjtë e kombit të cilët janë flijuar në aktin më të lartë sublim për lirinë e Kosovës”,është shprehur kryetari Svarqa.
Nga ana tjetër edhe drejtuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shprehur tejet të kënaqur me organizimin e shënimit të kësaj dite. Ata thanë se të gjithë qytetarët, subjektet politike dhe mysafirë të tjerë që të marrin pjesë në manifestimin për shënimin e 12 qershorit-Ditës së Çlirimit të qytetit të Ferizajt.
12 Qershori-Dita e Çlirimit të Ferizajt do të shënohet me shumë aktivitete të cilat tashmë janë përgatitur.