27,07,2025

11-vjeçari që u kidnapua në Shtime paraqitet në Polici, është në gjendje të mirë shëndetësore

Must Read

Policia e Kosovës bën të ditur se i mituri E.T i kidnapuar mbrëmë në qytetin e Shtimes është paraqitur rreth orës 00:15 në stacionin policor në Ferizaj.

Policia e rajonit të Ferizajt bën të ditur se viktima është 11 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij,ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici.
“Më 9.4.2018 rreth orës 00:15 minuta, viktima është paraqitur në stacionin policor në Ferizaj .Viktima është në gjendje të mirë shëndetësore dhe sipas deklaratës së tij, ai kishte arritur që të dalë nga automjeti i të dyshuarve dhe është paraqitur në polici”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetuesit policor janë duke i vazhduar hetimet për zbardhjen e rastit.

Ndryshe, mbrëmë kidnapuesit e 11 vjeçari familjes Tafa i kërkonin 50 mijë euro.

Motivet e rastit ende nuk dihen, por vetëm që babai i djalit kishte pranuar një mesazh në telefon, ku i kërkohej që t’i grumbullojë 50 mijë euro si kusht për lirimin fëmijës. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img