14,09,2025

11 biznese prodhuese përfitojnë pajisje moderne nga Komuna, në kuadër të Fondit të Punësimit

Must Read

Mbështetja nga Komuna për bizneset prodhuese në Ferizaj po realizohet vazhdueshëm përmes skemës së financimit, përkatësisht granteve të ndara nga Fondi i Punësimit. E tillë është edhe faza e dytë e këtij projekti, ku u shpërndanë pajisjet për përfituesit nga fusha e mobilerisë. Janë gjithsesj 11 përfitues nga kjo veprimtari që kanë përfituar pajisje të avancuara teknologjike të cilat do të lehtësojnë veprimtarinë e tyre. Kështu u shpreh drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Zekir Bytyqi i cili shtoi se mbështetje të tilla për bizneset do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllimin fuqizimin e sektorit të prodhimit në Komunën e Ferizajt, rrjedhimisht edhe nxitjen e krijimit të vendeve të reja të punës.

Ditë më parë kjo drejtori bëri shpërndarjen edhe të pajisjeve nga fusha e rrobaqepësisë për përfituesit e granteve nga kjo fushë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img