03,11,2025

100 eurot shtesë për muajin prill, Murati tregon se kur do të dalin për punëtorët e sektorit privat dhe studentët

Must Read

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka mbajtur një konferencë për medie për 100 eurot e ndara nga Qeveria për muajin prill.

Murati tregoi se kur do t’u dalin 100 eurot e Qeverisë punëtorëve të sektorit privat dhe studentëve, teksa bëri me dije se ky proces është ende i hapur dhe janë duke i pritur aplikimet.

“Procesi është ende i hapur dhe po presim aplikimet. Prej javës së ardhshme e tutje do të formohet Komisioni Shqyrtues ku do të trajtojë aplikimet dhe pastaj do të mund të fillojë pagesa për këtë kategori”, bëri të ditur Murati.Murati shtoi se javën tjetër do të bëhet një Komision Shqyrtues për të vlerësuar aplikimet e më pas do të fillojë ekzekutimi i pagesave.

Ndërsa, sa ju përket studentëve ministri i Financave tregoi platforma e aplikimit është drejt finalizimit dhe së shpejti do të hapet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Ferizaj

Ferizaj, 31.10.2025Më datë 30.10.2025, rreth orës 22:00, Policia Rajonale në Ferizaj ka pranuar një informacion për një rast të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img