Ervisa është diagnostikuar me sëmundje të rëndë të zemrës menjëherë pas lindjes, ndërsa sipas mjekëve kardiologë, ndërhyrja kirurgjikale është e pamundur dhe i vetmi shpëtim për 10 vjeçaren është transplanti.
Për nënën e saj, këto 10 vite kanë qenë të mbushura me frikë, ankth dhe shumë pak shpresë. Ndërkohë babai i ka braktisur që në momentin e lindjes së fëmijës së sëmurë.
Në kushte të vështira ekonomike familja e gjyshit e ka të pamundur të përballojë kurimin e vajzës, ata luten që dikush të mund t’i ndihmojë.
“Në muaj, bajza merre rreth 100 mijë lekë ilaçe. Ka raste që merr edhe më pak, por shpesh shkon edhe 150 e 200 mijë lekë ilaçe. Kërkojmë ndihmë nga shteti, nga bashkia që vajza të jetojë si të gjithë të tjerët, të jetë normale”, shprehet gjyshi i vajzës.
Ervisa është një nxënëse e shkëlqyer, edhe pse shpesh herë ditët e shkollës shndërrohen në krevate spitali ku i duhet të qëndrojë me ditë të tëra në oksigjen.
.