Ministria e Shëndetësisë edhe sot ka publikuar numrin e rasteve të infektuar me Covid-19 dhe atyre që kanë humbur jetë.
Në vendin tonë vetëm në 24 orët e fundit kanë humbur jetë 10 qytetarë dhe janë infektuar 173
Postimi i plotë nga MSH:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.193 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.167.006 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 439.723 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 5.798 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 10 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 2.261 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 146.444.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 9.764.