Qeveria e Islandës është duke përjetuar një krizë të rëndë pas publikimit të “Panama Papers”, një rrjedhje masive e dokumenteve nga një firmë ligjore panamez “Mossack Fonseca” e cila ka paraqitur disa keqpërdorime të fytyrave më të rëndësishme politike në botë, transmeton Indeksonline.
Rreth 30,000 persona u mblodhën jashtë zyrës së kryeministrit islandez, Sigmundur David Gunnlaugsson për të kërkuar një përgjigje për lidhjen e tij me skandalin global “Panama Papers”.
Protestuesit iu drejtuan kryeministrit me thirrjen: “Hiq dorë tani”.
Edhe opozita bëri thirrje për dorëheqjen e tij nga një kompani e krijuar nga gruaja e tij në Ishujt e Virgjër Britanikë në vitin 2007, e cila u shfaq në dokumentet e “Panama Papers”.
Publikimi i këtij skandali ka shkatërruar përfundimisht besimin e publikut të lidershipi i tij dhe kjo mund të ketë ndikim edhe tek reputacioni ndërkombëtar i Islandës.
Gunnlaugsson, i cili Qeverisë që prej vitit 2013, është zbuluar se ka lidhje me kompani jashtë vendi për efekt taksash.
Islanda është vend me popullsi prej rreth 320 mijë banorësh. /Indeksonline/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=ORlq_zrfWDc][youtube https://www.youtube.com/watch?v=qMT2zZcvIi8?rel=0&hd=1&autoplay=0&wmode=opaque]