27,11,2025

1 muaj paraburgim ndaj A.N., i dyshuar për kanosje ndaj gjyqtarit

Must Read

Ferizaj, 5 nëntor 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Përgjithshëm –
Divizioni Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e
masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.N., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë
kryer veprën penale kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të
Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e
procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal, Hakile Ilazi, ka
vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 3 nëntor 2025, rreth orës 09:00 në Ferizaj,
përkatësisht në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, i pandehuri me dashje, me qëllim të
frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, ka kanosur seriozisht me fjalë se do t`i shkaktoj ndonjë të
keqe personit zyrtar – të dëmtuarit I.B., në lidhje me pozitën e tij zyrtare si gjyqtar në
Gjykatën Themelore në Ferizaj, në atë mënyrë që pasi që kishte refuzuar pranimin e
aktgjykimit, me anë të së cilës është shpallur fajtor dhe gjykuar, kërkon takim me gjyqtarin
në zyre dhe pasi që nuk pranohet, në prani të stafit mbështetës të gjykatës: K.L., A.Sh.,
Sh.R., Sh.H., dhe praktikantëve R.S., dhe E.K., me sjellje të vrazhdë, në shenjë revolte dhe

me tonë të lartë kanos me fjalë se: “Veç mos e zafsha në udhë qat I.”, dhe fjalë tjera
ofenduese, me ç`rast si pasojë e këtyre fjalëve dhe veprimeve tek i dëmtuari ka shkaktuar
shqetësim dhe pasiguri.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së
paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-
së, dhe të njëjtëve i`u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img