28,04,2024

1 muaj paraburgim ndaj 6 të dyshuarve për veprën penale të narkotikëve

Must Read
Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar  masën e paraburgimit prej një 1 muaji, ndaj të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. shtetas të Republikës së Kosovës.
”Të pandehurit dyshohet se në  fshatin Krushë e Madhe të Komunës së Rahovecit, duke vepruar si anëtarë grupi, pa autorizim kanë blerë dhe kanë përgatitur për transport, dhe shitje, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, në atë mënyrë që gjatë kontrollit nga ana e njësiteve të DHTN-së në Ferizaj, Gjakovë Prizren dhe Gjilan, më datë 25 prill 2017, janë gjetur dhe sekuestruar 184 kilograme e 39 gram substanca narkotike, të dyshuara të llojit marihuanë, të përgatitura për eksport, ndërsa më datë 26 prill 2017, pas kontrollit nga Njësiti DHTN-së në Ferizaj, në fshatin Bibaj – Komuna e Ferizajt, janë gjetur dhe sekuestruar 128 kilogram substancë narkotike e dyshuar marihuanë. Po ashtu edhe në fshatin Cërnillë janë gjetur 12 kilogram substancë e dyshuar narkotik i llojit marihuanë. Sasia e narkotikëve të sekuestruar dyshohet se ka origjinën nga Republika e Shqipërisë, ndërsa ka qenë e destinuar për eksport në shtetet e perëndimit dhe Turqisë. Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht në cilësinë e provave 22 telefon celularë, pesë vetura si dhe mjete dhe vegla të tjera të punës.Me këto veprime të pandehurit A.L, R.H., F.G., F.A., G.A., dhe F.S. dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja ose shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 281 paragrafi 1 në paragrafi 1.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet ne komunikatën e Gjykates se Ferizajt.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img