Lajme

​Në Kosovë nis Java Evropiane e Imunizimit

By FerizajPress

April 25, 2016

Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, Zyra e UNICEF-it dhe OBSH-së në Kosovë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, nga 24-30 prill 2016, do të shënohet edhe në Kosovë Java e Imunizimit.

Ceremonia e hapjes së kësaj jave do të mbahet sot, nga ora 11:00 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Përmes një komunikate për media Ministria e Shëndetësisë thotë se ‘Java Evropiane e Imunizimit’ në Kosovë synon që përmes aktiviteteve të organizuara të rris vetëdijesimin për imunizimin, e rrjedhimisht edhe përmirësimin e statusit shëndetësor të fëmijëve në Kosovë.

Në komunikatë thuhet po ashtu se ky është prioritet kryesor i Ministrisë së Shëndetësisë, IKSHP-së, UNICEF-it e OBSH, me qëllimin që të parandalohet rishfaqja e sëmundjeve ngjitëse të cilat shkaktojnë paaftësi dhe vdekje, dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët të kenë një mundësi të barabartë për një të ardhme të shëndoshë./KosovaPress