13,09,2025

​Mot i nxehtë, IHMK parasheh rritje të temperaturave ekstreme

Must Read

Ditët e fundit të korrikut do të karakterizohen me mot të nxehtë dhe me vapë.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

“Java e fundit e muajit korrik do të karakterizohet me mot të nxehtë dhe me vapë. Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore. Do të ketë rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-36 gradë Celsius. Nuk përjashtohen mundësitë që në disa zona të ketë riga shiu të karakterit lokal, por jo në sasi të mëdha. Indeksi UV do të shënoj vlera të larta dhe kujdesi nga kontakti direkt me rrezet e diellit mundësisht të jetë sa më i kufizuar (10-17). Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatarisht e fortë. Vendet fqinjë, si Lugina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, parashihen me temperatura më të larta se sa në territorin tonë. Maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 38-41 gradë Celsius”, ka njoftuar IHMK.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img