10,09,2025

​Kusari-Lila tregon arsyet për mospjesëmarrje në seancën e sotme në Kuvend

Must Read

Mimoza-Kusari-Lila2-690x380

Edhe pse e kishte vendin e rezervuar, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nuk ka marrë pjesë

E pyetur nga KosovaPress, Kusari-Lila tha se arsyeja për mospjesëmarrjen e saj lidhet me angazhimet e saj të shumta në punët si drejtuese e Komunës së Gjakovës.

Ajo tha se ka pasur një agjentë të ngjeshur në Gjakovë.

Kusari – Lila: Kam pasur një agjentë të ngjeshur

“Kemi pasur një agjentë shumë të ngjeshur në Gjakovë, ka qenë një përvjetor i cili ka qenë i organizuar nën patronatin tim dhe dy aktivitete të tjera që kanë qenë shumë të rëndësishme. Por, duke marrë parasysh që është bërë në sallën e Kuvendit dhe ka pasur edhe mysafirë të tjerë, në orët e mbrëmjes do ta shoh se çfarë ka ndodh për shkak të angazhimeve gjatë ditës. Nesër gjithashtu do të jem jashtë vendit, një udhëtim që ka qenë i caktuar më herët. Do të thotë nuk ka të bëjë me caktimin e këtij organizimi, por q ë ka rastisë që mos të jem në këto dy aktivitete”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa, Kusari-Lila ka mohuar se arsye për mospjesëmarrjen e saj në këtë seacnë solemne do të mund të kenë qenë motivet politike.

Sipas saj, e gjitha është çështje e menaxhimit të kohës.

Kusari-Lila: Është çështje e menaxhimit të kohës

“Absolutisht është çështje e menaxhimit të kohës, në kuptimin e aktiviteteve të cilat kanë qenë. Është një periudhë shumë e zënë për ne në Gjakovë me organizime të ndryshme dhe natyrisht kur bëhen nënë pratronatin e kryetares dhe kur ka nevojë për prezencën time fizike duhet të matet, është detyra primare që e bëj si kryetare”, theksoi kryetarja e Gjakovës.

Prezent në seancën e betimit të Thaçit nuk kanë qenë as përfaqësues të familjes Jashari, Haradinaj e Rugova.

Po ashtu, në këtë seancë, edhe pse i ftuar nuk u pa as ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli./KosovaPress/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img