27,12,2024

​Kurti: Vetëvendosje ka 17 deputetë, ndërsa AAK dhe Nisma të dyja bashkë kanë 14!

Must Read

kurti

Albin Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë e ftuar për një marrëveshje si ajo e AAK-së dhe Nismës për Kosovën, e nënshkruar sot për koalicion parazgjedhor. Ai gjithashtu ka thënë se ndarja e opozitës do të shtynte zgjedhjet e parakohshme. Në një intervistë për Oranews, Albin Kurti ka thënë se janë të brengosur për “kontaktet që AAK i ka vendosur me njerëzit e Qeverisë”.

“Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAK-së me ata të qeverisë, duke flirtuar”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se tek Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vërehet një zbutje e qëndrimeve.

“Besoj se ka një raport të ri me kryetarin e Kuvendit, Veseli, sepse ndryshe nuk shpjegohet qëndrimi se nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti dhe nga ana tjetër ka një zbutje edhe të qëndrimeve dhe të qëllimeve. Ka kaluar koha kur protestat mund t’i thërrasë një subjekt dhe duhet një alternativë e re. Mos harroni se Vetëvendosje ka 17 deputetë dhe AAK dhe Nisma kanë 14 deputetë. Nuk e kuptoj se ku duan të shkojnë me këtë marrëveshje”, ka thënë ai.

Albin Kurti ka thënë se LVV po përgatitej për një alternativë qytetare edhe me shoqërinë civile, ide kjo e pranuar edhe nga AAK e Nisma. Por sipas Kurtit, kjo alternativë nuk ka hasur mirëkuptimin e AAK-së, e cila siç tha ai, nuk i ka ftuar në marrëveshjen e nënshkruar sot me Nismën./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img