24,12,2025

​Haradinaj: Britania e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit

Must Read

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në Londër, sot është takuar me kryeministren britanike, Bashkuar Theresa May.
Haradinaj ka vlerësuar se Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar.
“Bashkëbisedim përmbajtësor dhe i frytshëm me Kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perendimor në Londër.
Britania e Madhe e ka ndihmuar Kosovën në të gjitha etapat e shtetndërtimit dhe është koha që të fuqizojmë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar.
Kosova është e përkushtuar për rrugën e saj euro-atlantike dhe në këtë rrugëtim mbështetja nga Britania e Madhe është e një rëndësie të veçantë, si partner strategjik i Kosovës në konsolidimin ndërkombëtar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sportisti ferizajas diskualifikohet në Mal të Zi pasi festoi me shqiponjë

Rejan Krasniqi, një pingpongist i ri nga Ferizaj është diskualifikuar në një turne ndërkombëtar të mbajtur në Mal të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img