20,11,2025

​Gjithë krerët kosovarë arrijnë në Bruksel

Must Read

Liderët kosovarë kamë zbarkuar në Bruksel. Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe tre zëvendëskryeministrat, Behgjet Pacolli, Fatmir Limaj dhe Dardan Gashi.
Ky grup, nesër në mëngjes do takohen me Shefen për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
KosovaPress mëson se temë diskutimi do të jetë dialogu. Nuk dihet nëse presidenti Thaçi do takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Sipas burimeve, pritet që liderët kosovarë do kenë takim edhe me Komisionerin Evropian për Emigracionin, Dimitris Avramopoulos.
Takimi me Mogherinin është herët në mëngjes, ndërkohë agjendë e gjatë do të jetë në Bruksel, kohë kjo kur pritet që Komisioni Evropian të jap rekomandimin për vizat, që është hapi i parë për daljen nga izolimi të popullit të Kosovës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img