11,09,2025

​Gazi lotsjellës, politik apo vepër penale? Nesër shpallet aktgjykimi për Kurtin dhe të tjerët

Must Read

Të katër deputetet janë duke u mbrojtur në liri. Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi u liruan të premten nga paraburgimi. 

Në seancën e të premtes Gjykata dëgjoi fjalët përfundimtare të Prokurorit, mbrojtësve dhe të akuzuarve. 

Shpalljen e aktgjykimit, trupi gjykues i udhëhequr nga gjyqtari Beqir Kalludra e la të bëhej pas 5 ditësh. Të enjten e 3 janarit 2018, në orën 13:00, shkruan Gazeta Express. 

Aktakuza ndaj Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Donika Kadajt dhe Faton Topallit është ngritur më 16 dhjetor 2015.

Katër deputetët e VV-së ngarkohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës me akuzat se kryen veprat penale “përdorim i armës, ose mjetit të rrezikshëm” dhe “pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”. /GazetaExpress/. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img