03,01,2025

​Vazhdon dialogu mes Kosovës dhe Serbisë

Must Read

Për dallim prej herëve tjera, delegacionet e të dy vendeve për herë të parë përfaqësohen në nivel presidentësh.

Ngjarjet e fundit, që kanë rezultuar me arrestimin e ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Francë, tentativa e futjes së trenit propagandues serb në territorin e Kosovës, si dhe zhvillimet në veriun e Mitrovicës, kanë ngjallur reagime dhe kundërshtime të mëdha në Prishtinë, sa i përket vazhdimit të dialogut.

Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë deklaruar kundër vazhdimit të dialogut me Serbinë, madje ata thanë se Mustafa e Thaçi janë bërë kukulla të Serbisë dhe nuk kanë legjitimitet për bisedime.

Kurse, shoqëria civile thotë se nuk bisedohet për çështjet ku ka mbetur procesi i dialogut,  por për tensionimin e raporteve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img