Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media nga zyra e kryeministrit.
Qeveria e Kosovës më 18 janar u ka bërë thirrje partive opozitare të marrin pjesë me përfaqësuesit e tyre në këtë takim.
“Duke pasur parasysh interesat vitale të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj si dhe duke ditur zhvillimet e fundit dhe domosdoshmërinë për unifikim rreth kauzave shtetërore, Qeveria e Republikës së Kosovës i fton përfaqësuesit e tri subjekteve politike, Lëvizjes Vetëvendosje!, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, që t’i dërgojnë ekspertët e tyre në komision, kontributi i të cilëve do të ishte tejet i çmuar në këtë proces shtetëror”, është thënë në deklaratën e Qeverisë së Kosovës.
Pjesëmarrjen në punën e këtij komisioni e kanë konfirmuar të gjithë anëtarët, përveç ata të tri subjekteve opozitare.
Përbërja e komisionit për matjen e territorit
Në këtë komision janë ftuar në cilësinë e anëtarëve përfaqësues nga:
– Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës;
– Fakulteti i Shkencave Matematikore Natyrore;
– Lëvizja Vetëvendosje!;
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës;
– Nisma për Kosovën;
– Dy ekspertë nga organizatat e shoqërisë civile;
– Agjencia e Kadastrës;
– Agjencia e Ujërave;
– Agjencia e Pyjeve;
– KOSTT-i;
– Agjencia Kosovare e Privatizimit;
– Policia e Kosovës;
– Agjencia e Statistikave të Kosovës;
– Komuna e Pejës;
– Komuna e Deçanit;
– Komuna e Burimit;
– Komuna e Junikut;
– Dy përfaqësues nga zona e Rugovës së komunës së Pejës.
Kurse në cilësinë e anëtarëve vëzhgues janë ftuar përfaqësues nga:
– Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë;
– Bashkimi Evropian;
– KFOR-i.