30,10,2024

​Ahmeti i prerë, zgjedhjet mbahen në 5 qershor

Must Read

voto-blanco-580x3861

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti në një intervistë ekskluzive për Alsat-M në “Rruga drejt” tha se nuk ka asnjë alternativë tjetër, zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor.

“Më 5 qershor do të ketë zgjedhje sepse nuk ka alternativë tjetër në qoftë se ka ndonjë mendje të ndritur si koka e Zeusit le ta paraqes atë alternativë, ne kemi një parlament të cilit i ka përfunduar mandati. Më 5 qershor është (sanksionuar) caktuar data e mbajtjes së zgjedhjeve. Për këto zgjedhje dakordësi më herët kanë dhënë të gjitha forcat politike parlamentare që këto zgjedhje të 5 qershorit të mbahen më 24 prill. Ju të gjithë e dini se sa negociata dhe debate janë bërë që kjo datë nga 24 prill të spostohet në datën 5 qershor”, deklaroi Ali Ahmeti, lider i BDI-së.

Ahmeti ndër tjerash tha se Zoran Zaev bashkë me partin e tij duhet të reflektojnë dhe të bëhen pjesë e procesit, pasi kjo është më e mira për shtetin.

“Mendoj që Zoran Zaevi dhe LSDM-ja duhet të reflektojnë, duhet të shohin që ato të mbeten në proces, në të mirë të shtetit dhe në të mir ë të partisë së tyre, ato të mos vetë-përjashtohen por të bëhen pjesë e procesit sepse nuk do të kishte ndonjë dobi as LSDM-ja, por as edhe elektorati i LSDM-së. Sigurisht se në vazhdimësi do të ketë kontakte me vetë lehtësuesit dhe ndihmuesit e Marrëveshjes së Shkupit që u bë me 2 qershor dhe aneks marrëveshjes së 15 korrik”, tha Ahmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img