24,10,2025

Zëvendësministri Nehat Mustafa vizitoi Forcën e Sigurisë së Kosovës

Must Read

Me qëllim të koordinimit sa më të mirë për përmbushjen e aktiviteteve që dalin nga Plani i Veprimit të Strategjisë për Sigurinë Kibernetike,  zëvendësministri i MPB-së, njëherit Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike, z. Nehat Mustafa vizitoi FSK, ku është pritur nga Gjeneral Rrahman Rama.

Gjatë këtij takimi, u diskutua gjendja e sigurisë kibernetike në shkallë vendi, si dhe hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarrë në këtë drejtim.

“Siguria kibernetike është faktor shumë i rëndësishëm në fushën e sigurisë kombëtare. Tanimë si shtet kemi të miratuar edhe Strategjinë Kombëtare të Sigurisë, një dokument shumë të avancuar, i cili përcakton në mënyrë të detajuar orientimet tona se kah duhet të lëvizim. Themelimi dhe funksionalizimi i  CERT-ave në nivel vendi mbetet një nga objektivat kryesorë, ndërsa në këtë drejtim jemi shumë të kënaqur me aktivitetet e zhvilluara nga FSK”, theksoi zëvendësministri Mustafa.

Ndërsa Gjeneral Rraman Rama, vlerësoi lartë punën që është duke u bërë në fushën e sigurisë kibernetike dhe falënderoi zëvendësministrin Mustafa për angazhimin në avancimin e sigurisë kibernetike.

“FSK është shumë e përkushtuar dhe profesionale në përmbushjen e të gjitha objektivave të parapara me strategjitë shtetërore. Kemi investuar dhe po investojmë vazhdimisht në ngritjen e kapaciteteve të brendshme që kanë të bëjnë edhe me sigurinë kibernetike, ku vlen të theksohet ndihma e ofruar nga partneriteti që kemi me IOVA–n. Mbetemi të hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet shtetërore, e veçanërisht me institucionet e sigurisë”, theksoi gjeneral Rama.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img