Ferizaj.29.09.2016. Kryetari i Kuvendit të Kosovës ,Kadri Veseli gjatë vizitës së fundit që i bëri gjimnazit “Dr.Shaban Hashani” në Ferizaj kishte premtuar se në afat prej dy javësh do ta bëjë këtë shkollë me kabinet të informatikës.
Veseli e realizoi këtë premtim dhe këtë të enjte ka sjellë kësaj shkollë pajisjet për kompletimin e kabinetit të Informatikës.
Veseli me këtë rast tha se kjo është vetëm një simbolikë pasi duhet të gjitha shkollat të kenë kabinete të informatikës.
Por si duket më së shumti këtë e ka vlerësuar profesori i Informatikës Kenan Berisha.
“Është një hap i cili munëdëson nxënësve që praktikisht të njihen me lëndën por është një ndihmesë e madhe për personelin arsimorë pasi deri më tani ishte shumë vështirë të mbahej vetëm ana teorike e kësaj lënde ku dihen arritjet e teknologjisë kohëve të fundit” tha Berisha
Sara Jashari kryetare e klasës XII-3 tha se më në fund lënda e informatikës po merr kuptimin e sajë.Përmes kabinetit që na ka siguruar Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli nxënësit e shkollës sonë do të kenë mundësi që ate që e mësojnë ne teori ta shohin praktikisht.
Drejtoria e shkollës me këtë rast i ka ndarë një mirënjohje Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli,në shenjë falënderimi.