21,12,2025

Veseli kerkoi ndihmë nga Britania për bordet e ndërmarrjeve

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar ndihmë nga Ambasda Britanike, për të ndihmuar institucionet e Kosovës në përzgjedhjen e Bordeve në Ndërmarrjet Publike dhe depolitizimin e tyre.

Ka qenë kërkese decidive e kryeparlamentarit Kadri veseli në drejtim të Ambasadës angleze, me qellim që kjo e fundit të ndihmojë për depolitizimin e Bordeve të Kompanive Publike.

Sipas burimeve të rtk-së, ambasadori britanik fillimisht ishte shprehur i rezervuar.

“Vetë ambasadori anglez fillimisht ka qenë i rezervuar dhe mosbesues, por më vonë është bindur për seriozitetin e kërkesës së Kryeparlamentarit”, i ka thënë RTK-së ky burim.

Ndryshe, javën vijuese do të nënshkruhet marrëveshja që ndryshon mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve nëpër bordet e ndërmarrjeve publike. Asistencë në këtë drejtim Kosovës do t’i ofrojë një ndërmarrje nga Britania e Madhe.

Po ashtu në një takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjeguar se tashmë është në proces të tenderimit përcaktimi i një kompanie britanike rekrutuese, e cila do të kryente përzgjedhjen e kandi datëve për borde të caktuara të ndërmarrjeve publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img