22,12,2025

Veseli jep një lajm të madh nga SHBA – miliona dollarë për Kosovën

Must Read

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli bënë të ditur se i është konfirmuar në SHBA se Kosova do të përfitojë edhe dhjetëra miliona dollarë donacione nëpërmjet Koorporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Veseli tha se i është konfirmuar se MCC tanimë ka avancuar statusin e Republikës së Kosovës në programet e saja.

“Posa u njoftova se Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit, MCC ka avancuar statusin e Kosovës në programet e saja. Me këtë vendi ynë do të përfitojë dhjetëra miliona dollarë që do të investohen në fusha të ndryshme”, ka njoftuar Veseli nëpërmjet faqes e tij në Facebook.

Kreu i Kuvendit të Kosovës i vili po qëndron prej disa ditësh në SHBA ka marrë po ashtu konfirmimin e mbështetjes amerikane për Ushtrinë e Kosovës si dhe për donacione të shumta të ngritjes së kapaciteteve ushtarake.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img