17,11,2025

Vakumi ligjor në Kosovë lejon ndërtimin e përmendores së Enver Hoxhës

Must Read

Enver-Hoxha-1

Një grup përkrahësish të ish-diktatorit Enver Hoxha nga Ferizaj, i cili quhet Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, kanë vendosur që ta ngritin një përmendore të Hoxhës diku në Kosovë.

Dhe Kosova duke mos pasur një ligj që e rregullon trajtimin ligjor të ish-figurave komuniste ua mundëson që këtë ta bëjnë duke mos e thyer ligjin fare.

Publicisti Ramadan Musliu në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se organizata duke shfrytëzuar zbrazëtirat ligjore mund të ndërtojë një përmendore të tillë dhe të mos bien ndesh me ligjin.

“Kjo organizatë jo formale shfrytëzon vakumet ligjore, është paraparë një rezolutë për distancim nga trashëgimia negative totalitare komuniste, por kjo nuk ka ndodhur, ndoshta sepse disa politikanë e kanë burimin në atë trashëgimi dhe i bie të mohohet vetvetja”, ka thënë Musliu.

Ai ka folur edhe për figurën e Hoxhës dhe sistemin totalitar që drejtoi ai.

“Tek shqiptarët ka qenë totalitarizmi i ashpër i majtë”.

“Ne kemi jetuar në sistemin totalitar titist, por me liberal, atje ka qenë ultra totalitar”, ka pohuar Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img