19,04,2024

UNË DHE QYTETI IM

Must Read

UNË DHE QYTETI IM
(dedikuar qytetit të FERIZAJIT)

Unë dhe qyteti im
ëndrrat i thurim bashk…
Bëhemi pionier të paqes
Luftëtar të së ardhmesë.

Shpresë dhe dritë e vendit.

Unë dhe qyteti im
Nuk jem të shtyer në moshë
lindëm si fryt i dashurisë
Dhe dëshirës për punë e dije.

Jetë më të mirë për fëmijët tanë.

Të dy së bashku rritëmi dhe duam
Të krijojmë një histori të Re njerëzimi
Pa dhunë dhe urrejtje
Duam të mbjellim paqë e lumturi.

Në çdo cep atdheu dhe zemrën e çdo njeriu.
Dëshiratë tona janë si kristal
Të gjithëve ju ftojm me ne me ardhë
Së bashku në punë dhe fitore të reja
Në vend të urrejtjes të mbretron dashuria.

Sepse vetëm kështu, ndërtohet ardhmëria.

Unë dhe qyteti im
Kem një emër të përbashkët
Askush s‘mundet të na e ndal
E kem trashëgim nga gjyshër e baballar.

SHQIPËRI e bekuar e ne bijtë e saj krenar.

Xhevrije Kurteshi Nimani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img