24,10,2025

Themelimi i Qendrës së Alarmimit, 30,000 drunj dekorativ dhe eliminimi i mbi 150 deponive ilegale të mbeturinave – të arriturat kryesore në fushën e shërbimeve publike

Must Read

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ka mbajtur sot konferencën për media, me ç ‘rast u prezantuan të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie gjatë kësaj periudhe dhjetë mujore të qeverisjes.
Ai para gazetarëve, theksoi se janë përmbushur të gjitha objektivat e platformës qeverisëse në planin afatmesëm në fushën e shërbimeve publike dhe se po punohet me intensitet të shtuar në adresimin e të gjitha sfidave dhe kërkesave në këtë sektorë. E arritur kryesore në këtë sektorë në këtë periudhë qeverisëse është mbjellja e mbi 30,000 drunjve dekorativ dhe luleve në gjithë territorin e Ferizajt, eliminimi i mbi 150 deponive ilegale të mbeturinave, rivendosja e shenjave të komunikacionit dhe krijimi i ishujve përskaj rrethrrotullimeve, riparimi i mbi 5000 metrave kanalizim fekal dhe 500 metrave kanalizim atmosferik, qindra metra shtrirje të ndriçimit publik, ndërsa si sfidë e kësaj drejtorie gjatë kësaj periudhe qeverisëse ishte infrastruktura nëntokësore.
Lajmi më i rëndësishëm në këtë sektor për këtë vit është konfirmimi për themelimin e Qendrës së Informimit dhe Alarmimit, institucion ky që ekziston në disa qendra të Kosovës e që ka për synim të ndihmoj qytetarët dhe zvogëloj kohën e reagimit dhe koordinimit institucional në rastin e fatkeqësive natyrore dhe të tjera. Prioritet i kësaj drejtorie, është përveç projekteve të tjera, të funksionalizoj sa më shpejt, përkatësisht të vendos hidrantët në disa zona të qytetit me qëllim reagimin më të shpejtë në rastet e fatkeqësive nga zjarri si dhe kompletimi i infrastrukturës bazike shërbyese për qytetarët.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img